Lisi i gjakut von Arber Shabanaj | Kur fjalët vrasin | ISBN 9783757542788

Lisi i gjakut

Kur fjalët vrasin

von Arber Shabanaj
Buchcover Lisi i gjakut | Arber Shabanaj | EAN 9783757542788 | ISBN 3-7575-4278-9 | ISBN 978-3-7575-4278-8

Lisi i gjakut

Kur fjalët vrasin

von Arber Shabanaj
Të nderuar miq të letërsisë,
më lejoni, t’ju prezentoj veprën time të botuar. Është një ndër veprat e para në fushë të letrave, por jo e para vepër e jetës s’ime. Se një tjetër vepër, si një ndër komandantët e një njësie të UÇK-së në Kosovë, unë me shokë e kam shkruar gjatë luftës për liri. Pra, ky është një ditar i atyre ditëve të zjarrta, kur rinia kosovare - e jo vetëm ajo - hodhi pushkën në sup, e japi edhe jetën, që të zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria të përflakte çdo zemër shqiptare. Siç edhe do ta lexoni, libri ka shumë jetë, shumë dashuri e mbi të gjitha shumë vërtetësi. Detyra ndaj Kosovës së robëruar, me sakrificën sublime e heroizmin, janë të shkrira organikisht e bëjnë apel sidomos për brezat që do të vijnë; që kurrë, në jetë të jetës, të mos harrojnë kalvarin shekullor të Kosovës për të mbrritur tek liria e pavarësia. Si dëshmitar e protagonist i atyre viteve të zjarrta, unë, si autor, nuk lë të paidentifikuar asnjë problem. Edhe pse mbajta në beteja flamurin e UÇK-së, edhe pse isha komandant i një njësie luftarake, e cila ka shkruar me gjakun e dëshmorëve historikun e saj të lavdishëm, unë kam kurajon të ngrisë zërin e të themë disa gjëra për komandën eprore, se si disa punë e veprime duhej e mund të ishin bërë më mirë. Të gjitha këto unë si autor i kam thënë e mendoj se kjo nuk është pak. Gjithsesi unë, si komandant i ri në moshë, por jo në mendime, jamë krenar për çfarë kam bërë me shokët e mi. Këtë, përmes faqeve të librit, lexuesi e ndjen - siç e ndjen edhe modestinë - se çdo kush, që kishte në deje gjak shqiptari, këtë sakrificë ia kishte borxh Atdheut dhe Kosovës. Libri përbën një kontribut jo të papërfillshëm për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, ky do të çmohet nga lexuesit që do ta marin në duar. Me nderime dhe respekt, ju falemnderoj.
Autori